E Diel, 1 Nëntor 2026

Mit Romney flet ne ceremonine e diplomimit ne nje universitet te krishtere konservator

Mit Romney i cili pritet te marre emerimin e Partise Republikane si kandidat ne zgjedhjet presidenciale amerikane ne nentor te ketij viti u pershendet me duartrokitje entuziaste sot ne nje univeresitet te krishtere konservator kur foli ne mbrojtje te institucionit te marteses si nje bashkim mes nje burri dhe nje gruaje.

Zoti Romney i cili shpesh shikohet me dyshim nga radhet me konservatore te Partise Republikane theksoi rendesine e besimit dhe perkushtimit ndaj familjes ne nje fjalim para studenteve qe po diplomoheshin ne Universitetin Liberty ne shtetin Virginia.

Disa dite pasi Presidenti Barak Obama shprehu mbeshtetjen e tij per martesat mes homoseksualeve zoti Romney u pershendet nga brohoritje te zjarrta nga nje turme prej 30 mije spektatoresh kur i doli ne mbrojtje marteses tradicionale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›