Vdes në rrethana misterioze, kërkohet identifikimi

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se trupi i pajete i paidentifikuar është i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.70 cm i gjatë, me flokë të thinjur dhe të rënë pak në pjesën e përparme të kokës, pa dhëmbë në gojë, i veshur me bluzë ngjyrë të zezë me vija jeshile poshtë saj, ka një fanelle në ngjyrë gri, pantallona stof në ngjyrë të zezë me vija te bardha, në to ka njolla llaçi dhe në xhepin e pantallonave ka një palë çelesa motorri, thuhet në njoftimi e policisë.
Gjithashtu, policia sqaron se trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të qytetit të Fierit. Sipas saj ky shtetas nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të ketë rënë nga lartësitë për shkak të dëmtimeve të organeve të brendshme ne trup.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier deklaron se për tu ardhur në ndihmë familjarëve dhe për të bërë të mundur identifikimin e kufomës, mund të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagese 129 dhe 0342/21519.
m.xh.NOA