Vdes ne spital 54-vjecari i dhunuar nga te bijte

54-vjecari nga qyteti i Ballshit i quajtur Mitat Dautaj ka gjetur vdekjen ne spitalin e Tiranes tre dite me pare.
Behet fjale per ngjarjen e ndodhur para Vitit te Ri ne familjen Dautaj ku tre djemte kane qelluar per vdekje te atin. Policia per kete rast arrestoi njerin prej tyre per te cilin u vendos masa arrest ne burg.
Ngjarja ndodhi ne nje lagje te qytetit te Ballshit. Mitati kishte kohe qe debatonte me djemte e tij per shkak se keqtrajtonte nenen e tyre e cila ishte divorcuar per shkak te dhunes se bashkeshortit. Kjo ka bere qe djemte fillimisht ta paralajmeronin babane e tyre dhe te vendosnin qe te kerkonin urdher mbrojtjeje per nenen.
Gjykata mesohet te kete marre nje vendim te tille. Mesohet gjithashtu se Mitat Dautit i ishte komunikuar vendimi qe te qendronte larg shtepise dhe padyshim larg gruas se tij.
Por javen e fundit te vitit 2010 ne kuader te festave Mitati ishte kthyer ne shtepine e tij pasi pretendonte se i takonte nje dhome duke mos marre parasysh as vendimin e gjykates.
Mesohet se ai ka qelluar serish bashkeshorten cka ka bere qe djemte te reagojne ashper duke e goditur me mjete te forta ku mjeket konfirmuan perdorimin e sepates. 24 ore me pas ai nderroi jete. Nga djemte vetem njeri eshte vene ne pranga teksa ka bere te ditur edhe shkakun e reagimin te tyre te dhunshem.