Vdes nena dhe foshnja ne maternitetin e Lezhes

Një 22 vjeçare në muajin e 9 të shtatzanisë saj vdiq këtu në maternitetin e Lezhës.
Lorena Imeri dhe foshnja e saj e palindur e seksit mashkull humbën jetën në mesnatë, sapo hyri në sallën e operacionit, 3 orë pas mbërritjes në maternitet.
Familjarët e 22 vjeçares jane të irrituar. Ata pretendojnë se vajzës së tyre nuk iu është dhënë ndihma e duhur mjekësore.
Por përgjegjësi i maternitetit Llesh Marku thotë të kundërtën.
22 vjecares i është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme, por një komplikacion kardiak në momentin e nisjes së anestezisë ka shkaktuar edhe vdekjen e saj.
Pritet raporti mjeko ligjor për të përcaktuar shkakun e plotë të humbjes së pacientes.