Vdes nga overdoza djali i aktorit Sylvester Stallone
LOS ANGELES - Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles djali i aktorit Silvester Stallone.
Autoritetet përkatëse po hetojnë për vdekjen e Sage Stallone, por detajet deri tani janë të paqarta, megjithatë, policia vuri në dukje se nuk ka asnjë shenjë krimi. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja mund te jete shkaktuar nga nje overdoze, pasi pranë trupit u gjeten pilula te shumta. Autopsia qe pritet te kryhet brenda 48 oresh, do te percaktoje zyrtarisht shkakun e vdekjes.
"Sylvester Stallone është në një gjendje tepër të rëndë psikologjike, mbi humbjen e papritur të djalit të tij", tha publicisti Michelle Bega, në një deklaratë. "Sage Stallone ishte një njeri i talentuar dhe i mrekullueshëm, humbja e tij do të ndihet përgjithmonë. Mendoj se kjo vdekje ka ardhur si pasojë e ndonjë aksidenti”, tha Bega.
"Ne nuk dimë detaje, por duhet të jetë një aksident tragjik. Ishte i plotësuar në jetën e tij dhe nuk kishte arsye për të rënë në depresion", tha avokati i familjes.
Sage ishte më i madhi i fëmijëvë të Sylvester Stallone. Ai ka luajtur në dy filma me të atin.
(ar.ku/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Vdes në moshën 36 vjecare djali i aktorit Sylvester Stallone