Magjistratura, regjistrimet fillojnë në 30 korrik
TIRANE-Që prej datës 30 korrik, të gjithë të interesuarit për të ndjekur Shkollën e Magjistraturës mund të paraqiten pranë këtij institucioni për të bërë regjistrimin. Numri i kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, që do të fillojnë Shkollën e Magjistraturës në vitin e parë akademik 2012-2013 do të jetë 8 vende, ndërkohë që bëhet e ditur se nuk ka vende vakante për profilin prokuror.
Afati i fundit i regjistrimeve është 17 gushti, ndërsa të interesuarit mund të drejtohen pranë sekretarisë mësimore të kësaj shkolle, nga ora 9.00-13.30. Kandidati që re-gjistrohet në Shkollën e Magjistraturës duhet të ketë notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) si dhe të jetë diplomuar si "Jurist" në njërin nga Fakultetet e Drejtësisë Publike apo jo Publike, të akredituar brenda ose jashtë vendit. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës, 5- vjeçar.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)