Pikturat, policia 'bllof' me Xegën, shtrin hetimet jashtë Shqipërisë
TIRANE-Policia e Korçës ka dalë "bllof" me kontrollin e pikturave të Sotiraq Xegës, pasi ekspertiza s'e verifikoi autorësinë e tij në 466 veprat e sekuestruara. E ndërsa Xega del i pafajshëm atëherë del në pah një problem tjetër, ku do të hetohet tanimë? Gjatë gjithë këtyre ditëve, organet e rendit janë marrë me përgjegjësin, duke lënë jashtë vëmendjes pistat e tjera. Mbase nuk është marrë parasysh fakti, se edhe nëse një nga punonjësit e galerisë i ka marrë ato gjatë këtyre viteve, nuk i ka mbajtur në shtëpi. Duket se tani kërkimet për kryeveprat e Mios, janë në një rrugë pa krye, dhe në fakt një frikë të tillë ka edhe e bija e piktorit Rozeta, kur thotë se "po zvarriten hetimet, policia po arkivon dosjen e dytë".
Verifikimet
Pas verifikimeve teknike të bëra mëngjesin e së premtes nga dy specialistë të veprave të artit pikërisht, Roland Karanxha dhe Vangjo Vasili u verifikua se punimet e sekuestruara në banesën e ish-përgjegjësit të Galerisë së Arteve janë punimet e tij personale.
Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht, burime pranë Prokurorisë së Korçës bëjnë me dije për "Gazetën Shqiptare" se piktorët korçarë dhe pogradecarë kanë qenë të tërhequr. Shumë prej tyre nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e komisionit të verifikimit të veprave për shkak edhe të miqësisë me piktorin, por sakaq Prokuroria ka qenë e rezervuar dhe vetëm në orët e para të mëngjesit ka bërë njoftimin e piktorëve me qëllim shmangien e ndonjë ndërhyrje të mundshme. Pas përfundimit të ekspertizës së veprave, e cila është bërë një më një në të gjitha veprat, komisioni arriti në përfundimin se 463 vepra ishin punime të vetë piktorit Xega. Nga ana tjetër, tre vepra ishin dhurata nga piktorë të ndryshëm që nuk kanë lidhje me pikturat e zhdukura të Galerisë së Arteve. Pas plotësimit të procesverbalit, pikturat u kthyen sërish në banesën e Xegës, ndërsa policia e Korçës zhvilloi një tjetër mbledhje ur-gjente. Sipas të dhë-nave, në këtë mble-dhje u paraqitën rezultatet e hetimit të deritanishëm, të cilat nuk kanë asgjë konk-rete përpos kontro-lleve të shumta në banesa dhe lokale apo restorante.
Policia tha se vijojnë të jenë nën hetim personat përgjegjës në galeri dhe asnjë prej tyre nuk mund të përjashtohet nga hetimi, kryesisht të përqendruar janë tek personat që kanë patur një akses në arkivat e galerisë dhe kanë hapur dyert e saj. Ndërkaq, bëhet me dije se kërkimet vijojnë në territorin shqiptar, por edhe jashtë kufijve pasi këto vepra nuk kanë qenë të kartelizuara dhe mund të jenë pjesë e trafikimeve. Vetë Xega, pasi ka dalë nga dyert e Prokurorisë me sy të përlotur dhe duar që i dridheshin ka deklaruar se ky verifikim vërtetoi pafajshmërinë dhe ripërsëriti një apel për drejtësinë që të zbardhë të vërtetën.
Rozeta Mio: Dyshime mbi hetimet e policisë
Policia po zvarrit hetimet, thjesht do arkivojë dosjen. Unë e njoh mirë Xegën, nuk i ka vjedhur ai pikturat e babait tim, për këtë jam e bindur. Policia duhet të gjejë autorët e vërtetë që vetëm ata e dinë se ku. Nuk është e lehtë hyrja dhe vjedhja në galeri, dhe pikërisht gjetja e pikturave të babait tim". Kështu u shpreh dje Rozeta Mio, e bija e piktorit. Në deklaratën e bërë menjëherë pas përfundimit të verifikimit të veprave të gjetura në shtëpinë e Sotiraq Xegës, Rozeta Mio tha se ato janë vjedhur me lehtësi dhe jo brenda një dite. Nga ana tjetër, në këndvështrimin e saj, nuk duket ndonjë interesim i madh për çështjen nga njerëzit për-gjegjës.
"Deri tani nuk kam parë asnjë përgjegjës, apo dorëheqje, kam ndjekur me interes lajmet. Kam parë që policia hesht dhe merret me një përgjegjës vullnetar. Do ishte mirë që të zbardhet kjo ngjarje se nuk është e para për këto vepra. Më vjen keq në fakt dhe kur e mendoj vitin 1997 kur këtë piktura mundën ti mbijetojnë atij viti të tmerrshëm, por sot në një ditë me diell, dhe kur nuk ka sulme të tilla dalin që mungojnë 61 vepra", - tha Mio. Ajo e cilësoi si të tmerrshme ngjarjen ku preket jo vetëm i ati, por edhe autorët e tjerë. Ndërsa shtoi se vjedhja e Mios është një krim i përsëritur, Rozeta tha se është e zhgënjyer jo vetëm ajo, por edhe familja dhe e gjithë Korça e kulturës. Vjedhja e Mios, e ka bërë të bijën të humbasë besimin tek drejtësia. "Nuk besoj tek drejtësia, nuk do ketë autorë për këtë çështje, do mbyllet pas pak ditësh sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Kaq, nuk mund të flas më shumë se kjo çështje më shqetëson dhe më shqetëson më tepër kur policia hesht", - përfundoi Rozeta Mio fjalën e saj për "Gazeta Shqiptare".
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Verifikimi i pikturave të Xegës: Nuk kishte vepra të Vangjush Mios