E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëngjin, vëllai masakron familjen e motrës, vetëvritet

LEZHE - Krimi brenda familjes trondit qytezën bregdetare të Shëngjinit. Viktimat numërohen 3 anëtarë të një familje, ndërsa i vetmi i mbijetuar i tragjedise, një fëmijë është dërguar i plagosur në spital. 

Policia bëri të ditur se shtetasi, Aleksandër Ndoi ka qëlluar për vdekje rreth orës 06:30 minuta, paraditen e së shtunës, motrën e tij Dana Prendi 45 vjece, kunatin e tij italian, Luigi Denikassa, 50 vjeç, si dhe ka plagosur nipin e tij, Deni Denikassa, 9 vjec. Më pas Ndoi është vetëvrarë me armën e krimit.

Nga të dhënat e para mësohet se Ndoi punonte si efektiv në burgun e Shën Kollit dhe krimi është kryer me pistoletën e tij të shërbimit në banesën e tij.

Pista e parë e hetimit është ajo për probleme familjare, por rrethanat e ngjarjes pritet të qartësohen në orët në vijim.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pukë, ekskavatori plagos të riun, kërkohet ndërhyrja me helikopter

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›