E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt për pronësinë, 1 i vrarë dhe 1 i plagosur në Shkodër

Shkodër- Si pasojë e një konflikti pronësie është vrarë me armë zjarri një person në fshatin Hajmel të Shkodrës, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij.

Pas një atentati ka humbur jetën Rrok Kaçorri, ndërsa nipi i tij Zef Kaçorri është dërguar menjëherë në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Ende nuk ka informacione lidhur me gjendjen e tij, por mësohet se në spital ka mbërritur në gjendje të rënë shëndetësore.

Pas ngjarjes policia ka arrestuar 3 persona të dyshuar si autorët e ngjarjes. Mësohet se është arrestuar shtetasi Dedë Arra, si dhe 2 djemtë e tij Sandër dhe Zef Arra.

Sipas policisë shkak i sherrit ka qenë një konflikt pronësie,por ende po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e më shumë detajeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›