E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes një i burgosur në Guantanamo, dyshohet për vetvrasje

Ushtria amerikane ka deklaruar se një i burgosur afgan në qendrën e burgimit të Guantanamos është gjetur i vdekur, pasi dyshohet se ka bërë vetvrasje.

I burgosuri, i identifikuar si Inajatullah, është gjetur nga rojet në një nga kopshtet gjatë kontrollit rutinor, në objektin ku mbahen të mbyllur.

Inajatullah, është i burgosuri i tetë që ka vdekur në Guantanamo nga koha kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të dërgojnë të dyshuarit si terroristë në bazën detare në Kubë, në vitin 2002.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›