E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes njera nga te aksidentuarat ne Kukes

Foto ilustruese

Kukes 6 shkurt 2011 NOA- Update Pak minuta me pare ka nderruar jete 72 vjecarja e cila u aksidentuar rreth ores 19.30 ne qendren e qytetit te Kukesit.

Ky aksident erdhi pasi nje makine tip Passat perplasi dy kembesore ne qender te qytetit.

Viktima mban inicialet E.Shllaku ndersa e aksidentuara tjeter mban inicialet Z.Mata dhe eshte e moshes 50 vjec.

Ne momentin e aksidentit dy grate ishin duke kaluar rrugen dhe mesohet se automjeti menjehere sapo ka bere aksidentin eshte larguar nga vendngjarja duke i lene te aksidentuarat ne gjendje kritike per jeten.

Sapo u sinjalizua per rastin policia nisi punen per identifikimin gjetjen dhe ndalimin e autorit te aksidentit.

Por edhe pse njera nga te aksidentuarat humbi jeten autori i aksidentit vazhdon te jete ende i lire.

a.y/NOA

Lidhjeaksidentuar E.Shllaku Kukes nderruar jete

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›