E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish fyerje raciste antishqiptare në Maqedoni

Fyerje raciste dhe antishqiptare mbrëmë kanë pasuar nga tifozët maqedonas “Komitët” të klubit të futbollit “Vardar” në Shkup.

Fyerjet në kor janë dëgjuar vazhdimisht gjatë ndeshjes që u zhvilluan sot mes Vardarit dhe klubit “Ohri 2004”.

“Shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptarët të zhduken”, kanë qenë disa nga thirrjet e drejtuara në Stadiumin e qytetit “Filipi II” në Shkup.

Për incidentin që ka ndodhur sot janë dëshmi edhe xhirimet televizive të disa televizione publike dhe lokale.

Federata e Futbollit e Maqedonisë pritet të shqyrtojë këtë veprim racist të tifozëve të njohur “Komitët” dhe se sot nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me aktet e tilla provokuese në stadiumet sportive.

Mediat maqedonase nuk i kanë bërë jehonë thirrjeve dhe fyerjeve raciste të tifozëve maqedonas. Një muaj më parë në stadiumin e Prilepit ndodhën fyerje raciste dhe antishqiptare në përballjen midis kombëtareve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. /INA/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›