Dëshmi për Shkupin shqiptar

Sipas Hasanit, ky dokument i hedh poshtë të gjitha pretendimet se shqiptarët janë pakicë në Shkup.
"Ky dokument i hedh poshtë ato qarqe politike që i sajuan regjistrimet që tregonin se shqiptarët janë pakicë në këtë qytet. Udhërrëfyesit e ndryshëm të mesjetës japin dëshmi se Evlija Çelebija i shekullit të XVII’të ka cekur se në Shkup flitet gjuha shqipe, e jo, siç pretendon enciklopedia maqedonase, se ata kanë ardhur në qytet pas luftërave turke", pohon Hasani.
"Shtëpia Botuese 'Shkupi' do të tentojë që të thellojë bashkëpunimin me Shoqatën e Historianëve Shqiptarë. Gjatë këtij viti do të përpiqemi të japim kontributin tonë maksimal në botimin e veprave që do të synojnë shpalosjen e të kaluarës shqiptare në Shkup", theksoi Azam Dauti, nga SHBSH. Shoqata e Historianëve Shqiptarë ka promovuar edhe filmin e shkurtër "Monumentet Historike në Shkup".