Klinton: “Mbështetja e SHBA-së për Irakun vazhdon”

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha sot se mbështetja për të ardhmen demokratike të Irakut mbetet “e fortë si gjithmonë”, pa marrë parasysh tërheqjen e trupave amerikane nga atje.
Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara do të kenë prezencë “të fuqishme dhe të vazhdueshme” në këtë rajon edhe pasi të gjithë trupat amerikane do të largohen nga Iraku. Ajo tha se SHBA së bashku me aleatët e saj “do të qëndrojnë në mbrojtje të interesave të përbashkëta.”
Të premten, presidenti amerikan, Barak Obama, ka njoftuar se 40 000 trupa amerikane që ndodhen në Irak do të tërhiqen deri në fund të vitit.
Nga ana tjetër edhe qeveria e Irakut e ka mirëpritur këtë vendim.