‘Topin e Artë’, kur të bjerë niveli i Messit

“Mendoj se mund ta fitoj ‘Topin e Artë’, mirëpo së pari duhet të bjerë niveli i Messit. Në të kundërtën, nuk mund ta bëj!”, deklaroi ish-futbollisti i Interit në një intervistë për të përditshmen e famshme franceze sportive ‘L'Equipe’.
Futbollisti problematik mezi pret ta përfaqësojë Italinë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2012’. “Kam shumë dëshirë të luaj në Evropian. Do të jetë kompeticioni im i parë i vërtetë ndërkombëtar dhe dëshiroj të arrij deri në fund me fanellën Azzurre”, vazhdoi futbollisti me prejardhje ganeze.
Sa i përket pyetjes se cili prej futbollistëve është më i çmendur në mes të Ibrahimoviç e Cassano, Balotelli u përgjigj: “Premtoj se unë jam i çmendur sa ata të dy së bashku, por në këtë rast votoj për Cassanon”, përfundoi sulmuesi italian.