E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes shkencëtari që zbuloi hollimin e ozonit

Shkencëtari amerikan, fitues i çmimit nobel, Frenk Shervud Rouland, i cili përmes punës së tij ka vënë në pah pasojat e aktivitetit njerëzor në hollimin e shtresës mbrojtëse tokësore të ozonit, ka vdekur në moshën 84 vjeçare.

Ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimve të shkaktuara nga sëmundja e Parkinsonit.

Rouland, ka qenë në mesin e tre shkencëtarëve të shpërblyer me çmimin Nobel për kimi, pasi shpjeguan se shtresa e ozonit është varfëruar si pasojë e proceseve kimike në atmosferë- përfshirë edhe lirimin e kloroflorokarbonit(CFC) të lëshuar nga kanaçet me presion si dhe produktet e tjera shtëpiake.

Puna e tyre mori vëmendje ndërkombëtare me zbulimin e vrimave të ozonit në rajonet polare të Tokës, dhe është parë si mjaft ndikuese te shkencëtarët që po studiojnë konceptin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njerëzit.

Gjetjet e shkencëtarëve ishin kundërshtuar nga industritë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›