E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE nuk komenton paralajmërimin e Sarkozit

Zyrtarë nga Komisioni Evropian nuk kanë komentuar deklaratën e presidentit francez, Nikolas Sarkozi për tërheqjen e mundshme të Francës nga zona e Shengen.

Komisionerja e BE-së për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Sesilja Mastrom, tha se Komisioni nuk komenton fushatat zgjedhore të vendeve anëtare.

“Komisioni Evropian nuk e ka zakon që të komentojë mbi fushatat zgjedhore të ndonjë shteti anëtar. Ne aktualisht po negociojmë propozimet e bëra nga Komisioni në muajin shtator me kërkesë të Këshillit Evropian, përfshirë të gjitha vendet anëtare, për të përforcuar sistemin e vlerësimit dhe për të rritur besimin në zonën e Shengenit dhe për të promovuar qarkullimin e lirë. Këto negociata po zhvillohen në mes të Këshillit dhe Parlamentit Evropian”, ka thënë komisionerja e BE-së për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Sesilja Malstrom.

Sarkozi, që aktualisht po bënë fushatë për zgjedhjet presidenciale, u tha mbështetësve në një tubim në një lagje të Parisit, se “emigrimi i pakontrolluar do t`i shkatërrojë përpjekjet evropiane për integrimin e atyre njerëzve, që hyjnë në këtë kontinent dhe do t`i pengojë rrjetet e mbrojtjes sociale për personat, të cilëve iu duhet kjo përkujdesje.”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›