Jean Baudrillard vjen në shqip me librin "Amerika"
Pranë lexuesit sapo është hedhur në treg libri "Amerika", i autorit francez Jean Baudrillard, përkthyer në shqip nga Balil Gjini. Prezantimi i librit për publikun e gjerë nuk vjen rastësisht, pasi sipas Krenar Zejnos ky libër prezantohet në përvjetorin e pavarësisë së Amerikës. Kemi zgjedhur të botojmë një nga librat më emblematikë, që tregon domethënien dhe rëndësinë e tij që në titull.
Ky libër ka arritur të mos sfidohet gjatë tre dekadave të fundit, që prej viteve 80 kur është shkruar, u shpreh botuesi Zejno gjatë prezantimit të librit. Amerika është një botim që i përket një prej filozofëve dhe teoricienëve të teorisë së komunikimit në Francë. Dhe një nga arsyet pse shtëpia botuese "Zenit" ka përzgjedhur pikërisht këtë libër të shkruar nga një autor francez, është për të treguar vizionin që ka Europa kundrejt një prej fuqive më të mëdha botërore, Amerikës. Në këtë libër kufijtë midis esesë, reportazhit dhe letërsisë janë të pandashme. Për lexuesin shqiptar ky libër nuk shërben vetëm në kuadrin e njohjes, por dhe si një nxitje për të analizuar vetveten. Libri Amerika sjell një sintezë mes njeriut dhe relievit, të amerikanëve me natyrën amerikane, dhe kjo na shtyn për të analizuar mbi raportet që ekzistojnë mes shqiptarëve dhe Shqipërisë. Në planin teorik, vepra na bën që të krijojmë një vizion se si mund të jetë Shqipëria përmes sjelljes së shqiptarëve, sa në simbiozë është shqiptari më natyrën shqiptare.