E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seminari i 5-të kombëtar për mësuesit e shqipes

06/07/2009  Prej 27-29 korrik 2009 në Pejë do të mbahet seminari i 5-të kombëtar për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut dhe konkretisht për mësuesit që veprojnë e punojnë në SHSHMP (Njësia për shkollën shqipe të mësimit plotëuses në diasporë). Me organizator Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, në krye të këtij organizimi është Nuhi Gashi. Sipas nismëtarëve, qëllimi kryesor i këtij seminari është mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë jashtë atdheut, rritja e nivelit të mësimit të shqipes në diasporë, rritja e nivelit të bashkëpunimit me mësues të gjuhës shqipe dhe institucionit të vendit. Në ketë seminar do të trajtohen si dhe më parë çështje të rëndësishme për të ardhmen e gjuhës shqipe, në bashkësitë shqiptare jashtë atdheut. Pika kryesore e fokusimit është trajnimi i mësuesve, kalimi i vështirësive në mësimin plotësues dhe hapësirat e reja për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›