Vdes sopranoja e njohur amerikane Evelyn Lear

Sopranoja amerikane, Evelyn Lear, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në rezidencën e saj të shtetit të Marylandit në lindje të SHBA-së, bëri të ditur agjenti i saj në Vjenë.
E lindur më 8 janar të vitit 1926 në Nju Jork pas studimeve muzikore në Juilliard School, ndoqi në Evropë bashkëshortin e saj, basin amerikan, Thomas Stewart.
Ajo debutoi në Berlin, më pas në Vjenë.
Evelyn Lear ishte mësuar me Festivalin prestigjioz të Salzburgut, ku ajo ishte vlerësuar si një interprete e operas së Wolfgang Amadeus Mozart.
Në Vjenë, në vitin 1960, ajo njohu suksesin e saj më të madh mbi skenë në rolin e "Lulu"-së, opera e Alban Berg, e udhëhequr nga dirigjenti austriak, Karl Böhm.