Aston Villa vëzhgon Rrustemajn
“Jam i informuar se Aston Villa është e interesuar për mua. Kam pasur kontakte me këtë klub që dy muaj dhe tash kanë vendosur të vijnë dhe të më përcjellin”, ka thënë Rrustemaj për FotbollDirekt.se.
Kontrata e tij skadon në janar, kështu që mund ta lë Kalmarin në fund të këtij viti. Por, ai dëshiron të largohet qysh tash.
“Është më mirë që rrugët tona të ndahen dhe u kam thënë zyrtarëve të klubit që dëshiroj ta bëj hapin e radhës në karrierë. Nëse Aston Villa shpreh dëshirë të më marrë, shpresoj që Kalmari të më lë të largohem. Shpresoj të mos ketë ndonjë problem”, shtoi ai.
Ai u ankua në trajnerin Nanne Bergstrand, me të cilin nuk i ka punët mirë dhe nuk e inkuadron sa duhet në lojë.
“Unë nuk jam në planet e trajnerit, kështu që duhet të bëj ndryshime për ta gjetur kënaqësinë edhe njëherë. Kalmari më ka preferuar të mbetem i qetë dhe të hesht, por dua një eksperiencë të re”, përfundoi Rrustemaj.