E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri dhe ekipi i saj nisen ne Bruksel


Negociatorja kosovare, Edita Tahiri është nisur të hënën për në Bruksel, në kuadër të raundit të tetë të dialogut me Serbinë.

Lajmin e bën të ditur “REL”, që i referohet një njoftimi për shtyp të dërguar nga zyra e shtypit pranë qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, në raundin e ri do të bisedohet lidhur me mungesën e zbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe për cështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.

Në delegacionin e përfaqësuar nga zonja Tahiri marrin pjesë edhe këshilltarë të dialogut, si dhe ekspertë për menaxhimin e integruar të kufijve.

Javën e kaluar, Tahiri shprehu pakënaqësinë e saj për progresin e ngadaltë të bisedimeve, duke bërë përgjegjës Beogradin për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve.

“Unë besoj se jemi në një situatë të cilën e kemi sjellë deri tek arritja e disa marrëveshjeve, të cilat nuk po zbatohen”, deklaroi Tahiri për të përditshmen serbe “Politika”.

Procesi i bisedimeve rifilloi të hënën e kaluar, ku palët arritën një marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave, por nuk u tregua asnjë angazhim për zbatimin e pakteve të mëparshme.

Vetë Bashkimi Evropian kërkoi të hënën përmes zyrtarëve të tij vazhdimin e bisedimeve për të arritur një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Krasniqi: Kriminelët po fitojnë guxim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dënuar ashpër aktin e ekstremistëve serbë në veri të Kosovës, të cilët plagosën sot dy ushtarë të KFOR-it. Tadic: Të ndërpritet konflikti në veri
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka kërkuar të hënën ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit mes serbëve të veriut të Kosovës dhe misioneve ndërkombëtare në këtë vend. Kufiri, BE: Të vazhdojnë diskutimet
Menaxhimi i integruar i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kërkon kohë dhe negociata shtesë nëse synohet një marrëveshje e mundshme. Ky është mendimi i zyrtarëve të Bashkimit Evropian.
Veriu i Kosovës, plagosen ushtarë të KFOR-it
Agjencia e lajmeve Reuters njofton se dy ushtarë të KFOR-it janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë, në Jegenicë të Zubin Potokut.
Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë New Born.

Lajmet kryesore

Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Topi: Arsyeja dhe përgjegjësia, mbi cdo interes politik
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›