Krasniqi Kriminelet po fitojne guxim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dënuar ashpër aktin e ekstremistëve serbë në veri të Kosovës, të cilët plagosën sot dy ushtarë të KFOR-it.
“Ky akt i shëmtuar është shprehje e guximit që kanë marrë këta kriminelë të hazdisur për të sfiduar, edhe me armë, forcat ndërkombëtare të paqes dhe sigurisë në Kosovë”, ka deklaruar Krasniqi.
Në reagimin e tij përmes një njoftimi për shtyp të lëshuar nga zyra e tij, Krasniqi ka ngritur një paralele mes sulmit të sotëm dhe deklaratës së ministrit të Brendshëm serb për ripushtimin e Kosovës.
“Kjo politikë e Serbisë Ky akt i shëmtuar është shprehje e guximit që kanë marrë këta kriminelë të hazdisur për të sfiduar, edhe me armë, forcat ndërkombëtare
Jakup Krasniqi
Kryetar i Kuvendit të Kosovës është një kërcënim i drejtpërdrejtë i integritetit dhe sovranitetit territorial të vendit tonë”, ka theksuar kryeparlamentari, i cili ka shprehur keqardhjen për plagosjen e dy ushtarëve nga “Gjermania mike”.
EULEX dënon sulmin e armatosur
Ndërkohë, sulmi i serbëve është dënuar edhe nga misioni EULEX, që përmes zëdhënësit të tij ka deklaruar se, ndodhet në Kosovë për të përmirësuar jetesën e banorëve dhe për sundimin e ligjit.
“EULEX dënon dhunën e këtij lloji ndaj KFOR-it dhe cdo institucioni tjetër ndërkombëtar. KFOR dhe EULEX janë në veri të Kosovës për të përmirësuar jetesën e qytetarëve dhe për sundimin e ligjit atje. Kjo dhunë është tërësisht e dënueshme”, ka thënë zëdhënësi Nicholas Haëton për agjencinë “Reuters”.
Ushtarët e plagosur, mjekim në Bondstill
Dy ushtarët e plagosur, me kombësi gjermane, janë dërguar për mjekim në bazën ushtarake amerikane në Bondstill, në pjesën lindore të Kosovës.
NATO ka deklaruar se ushtarët tani kanë marrë udhëzime për t’u përgjigjur me municion të vërtetë nëse sulmohen sërish në këtë mënyrë.
Zëdhënësi i KFOR-it Uve Novicki, i cituar nga “REL”, ka deklaruar se një prej ushtarëve të plagosur është komandant i batalionit. Veriu i Kosovës
Tadic: Të ndërpritet konflikti në veri
Kufiri, BE: Të vazhdojnë diskutimet
Veriu i Kosovës, plagosen ushtarë të KFOR-it
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri dhe ekipi i saj nisen në Bruksel
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri është nisur të hënën për në Bruksel, në kuadër të raundit të tetë të dialogut me Serbinë. Pavarësia, Prishtina vishet kuq e zi
Flamuri gjigant që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuq e zi simbolin e pavarësisë New Born. Rama vazhdon vizitën në Kosovë
Gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Kosovë, Kryetari i socialistëve të Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë homazhe tek varri i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë, ndërsa më pas ai ka vizituar në Prekaz edhe varrin e Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, duke çmuar lart kontributin e tyre. AK dhe flamuri gjigant mbërrin në Kosovë
Aleanca Kuq e Zi mbërriti rreth drekës së ditës së dielë në Kosovë, ku do të shpalosë një flamur gjigant kombëtar, me rastin e festimit të ditës së pavarësisë, ditën e nesërme. Ternava: Në Kosovë po hyjnë radikalët
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u bëri thirrje institucioneve të sigurisë që t’i kontrollojnë mirë kufijtë, pasi vlerëson se në Kosovë po hyjnë individë të dyshimtë, të cilët përmes aktiviteteve fetare po synojnë indoktrinimin e rinisë me frymë ekstremiste.
Lajmet kryesore
Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Topi: Arsyeja dhe përgjegjësia, mbi cdo interes politik
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë