Napoli-Juventus supersfida vendimtare

Napoli do të presë në San Paolo Juventusin kryesues mbrëmjen e së martës në ndeshjen e prapambetur të javës së 11 të Serisë A, një ndeshje kjo që përshkruhet si vendimtare nga të dyja kampet.
Bardhezinjtë do të synojnë fitoren dhe shkëputjen të vetëm në krye të Serisë A duke lënë ndjekësit në -4 pikë pas, ndërsa napolitanët do të kërkojnë rikthimin pas rezultateve jo fort bindëse në ndeshjet e fundit në kampionat.
“Pres të jetë një ndeshje e fortë, për ne ndoshta ndeshja më impenjative që nga nisja e sezonit. Do të përballemi me një skuadër që po tregon se me një projekt e me punë mund të arrihen gjëra të mëdha”, deklaron trajneri juventin, Antonio Conte duke shtuar se megjithatë, cfarëdo rezultati që të arrihet, kampionati nuk përfundon në Napoli.
Edhe në kampin vendas ndeshja ndaj Juventusit përshkruhet si tepër e rëndësishme, por jo përfundimtare.
“Ndeshja ndaj Juventusit është një ndeshje tepër e rëndësishme. Besojn se me presionin e fortë ndaj kundërshtarit dhe me dëshirën që kanë lojtarët për të marrë fitoren, do të arrijmë rezultatin maksimal”, u shpreh për mediat italiane trajneri napolitan, Walter Mazzarri duke hequr një paralele mes lojës së Napolit të tij dhe Juventusit. Sipas tij, Conte dhe bardhezinjtë e tij kanë kopjuar mënyrën e lojës së Napolit, sidomos në lojën pa top.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Trofeu ‘Pavarësia’, titulli shkon në Kosovë
Hysi është fituesi i trofeut ‘Pavarësia’. Skuadra kosovare ka arritur të fitojë me 11-metërsha 3-0 finalen me Shkëndijën e Tetovës, duke cuar këtë trofe për herë të parë në Kosovë. Galliani: Milan ka nevojë për Tevez
Carlos Tevez është i nevojshëm për Milanin. Ky është mendimi i administratorit të deleguar kuqezi, Adriano Galliani. Bayern Munich mundet sërish
Pas humbjes 1 javë më parë me Dortmundin, Bayern Munchen u mund sërish këtë herë nga Mainz me rezultatin 3-2. Ibra 101 gola në Serinë A
45 minuta i kanë mjaftuar Milanit të tregojë forcën ndaj skuadrës së Chievos, të cilën e mundi me rezultatin e thellë 4-0. Superliga, Teuta mbetet në krye
Kapiteni, Arjan Sheta ishte ai që u dhuroi 3 pikë Teutës në ndeshjen e vështirë përballë Lacit.
Lajmet kryesore
Pavarësia i bën bashkë krerët e shtetit
Topi: Arsyeja dhe përgjegjësia, mbi cdo interes politik
Harresa e baballarëve të kombit
Gjirokastër, tjetër konfiskim droge
Egjipti hyn në ditën e dytë të votimeve
“Shqip”: Tjetërsimi i pavarësisë