Vokshi i përgjigjet akuzave të PS: Gati për cdo hetim
TIRANE- Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar sot pas akuza të socialistëve për korrupsion dhe konflikt interesi. Në një njoftim për mediat, Vokshi thekson se “në përgjigje të deklaratave të vazhdueshme të PS për të ngritur tym pa paraqitur asnjë fakt konkret apo dokument kompromentues rikofirmoj që as unë dhe as familja ime nuk kemi ndikuar në asnjë rast në marrjen e licencave apo lejeve koncensionare në favor të Arjan Tartarit”
Deputetja thekson se është e gatshme t’i nënshtrohet cdo hetimi parlamentar dhe jo parlamentar lidhur me deklarimin e pasurisë dhe të konfliktit të interesit. Gjithashtu ajo shton se me fillimin e sesionit parlamentar do të kërkojë nisjen e hetimit parlamentar për Edi Ramën lidhur me:
“1-Fshehjen e pasurisë, deklarimin e vetëm 3000 Euro pasuri ndërkohë që ka betonizuar gjithë Tiranën dhe ka dhënë lejet e ndërtimit në favor të vetëm dy firmave të ndërtimit.
2- Konfliktin e interesit për dhënien e lejeve të ndërtimit nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kryetar i PS-së vartësve të tij politikë që sot janë deputetë.
3-Përdorimin e drogës dhe pasojat që ajo ka sjellë në veprimtarinë e tij.
4-Dhunën sistematike të ushtruar ndaj grave dhe marrëdhëniet me të birin” u shpreh Vokshi.
Sipas deputetes së PD, lider socilasit Rama duhet të heqë dorë prej këtyre sulmeve e shpifjeve banale të dëshpëruara.
(e.n/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS, Bare: Motra e deputetes Vokshi, pjesë e aferës