Vdiq futbollisti legjendar brazilian Socrates

Ish kapiteni i Brazilit, Socrates ka vdekur në moshën 57 vjeç. Ai ka qenë në gjendje kritike pas një infeksioni të zorrëve pas dërgimit në kujdes intensiv të premten në një spital në Sao Paulo.
Socrates, konsiderohej si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit. Ai luajti në dy Kampionate botërore, bëri 60 paraqitje për shtetin e tij mes 1979 dhe 12986, ndërsa shënoi 22 gola.
Ish futbollisti i Corimthiansit, emri i plotë i së cilit ishte Socrates Brasileiro Sampaio de Sousa Vieira de Oliveira, ishte dërguar në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo pas helmimit me ushqim të premten, sipas gruas së tij.