Drenica i beson Jasharit
Edhe pse biseduan gjatë drejtuesit e skuadrës së Drenicës nuk kanë arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar, Bylbyl Sokolin. Pas kësaj, kuqezinjtë kanë vendosur që këtë detyrë t’ia besojnë Afrim Jasharit, i cili udhëhoqi ekipin në tri ndeshjet e mbetura të sezonin vjeshtor pas dorëheqje së Tahir Lushtakut.
“Kemi biseduar me Bylbyl Sokolin, por nuk kemi arritur marrëveshje. Kryesia kemi mbajtur një mbledhje dhe kemi vendosur që Afrim Jasharit t’ia besojmë këtë detyrë”, ka thënë kryetarja e klubit kuqezi Mihane Kadriju –Bekteshi e cila është optimiste se Drenica në sezonin pranveror do të ketë paraqitje të mira.
Ekipi nga stadiumi ‘Bajram Aliu’ është përforcuar me sulmuesin e 2 Korrikut Semir Zenelin. Drejtuesit e klubit nuk kanë përjashtuar mundësin që ti përforcojnë radhët me ndonjë mbrojtës dhe sulmues. Ndërsa Drenica gjatë kësaj jave ka rinovuar kontratën me Bardhyl Kaçiun, Lorik Maxhunin, Artan Rracajn.