E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdiq gazetari që raportoi vrasjen e Kennedyt

Vdiq në moshën 85-vjeçare gazetari i New York Times, Tom Wicker, i cili mbahet mend për mbulimin dhe kronikat e tij në lidhje me vrasjen e presidentit amerikan, John F. Kennedy.

Ai ishte i vetmi reporter i NYT i dërguar për të ndjekur vizitën e presidentit Kennedy në Dallas në vitin 1963, kur edhe u qëllua në kokë.

Pavarësisht mbulimit të ngjarjes nga ana e televizioneve, shkrimi i gjatë dhe gjakftohtë i Wicker, të nesërmen e vrasjes së Kennedy-t, i përshkruar me detaje dhe fakte tronditëse, njohu shumicën e amerikanëve me ngjarjen shokuese.

Pas këtij shkrimi, jeta dhe karriera e tij në gazetari do të ndryshonte. Ai më pas u emërua si kryesues i zyrës së NYT në Washington.

Nga shumëkush, madje edhe në ditët e sotme, konsiderohet si një legjendë e gazetarisë amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›