NATO vret 25 ushtarë pakistanez

Zyrtarët pakistanezë theksuan se helikopterët e NATO-s nga Afganistani sulmuan një post kufitar pakistanez, duke vrarë të paktën 25 ushtarë.
Guvernatori i provincës veri-perëndimore Kajber Paktunka, Masud Kausar, tha se incidenti në të cilin "25 ushtarë pakistanezë u martirizuan", ishte një shkelje e sovranitetit të Pakistanit.
NATO-ja ka theksuar se aleanca është ende duke hulumtuar këtë incident.
Një zëdhënës i NATO-s i tha agjencisë së lajmeve AFP: "Ne jemi të vetëdijshëm se një incident ka ndodhur. Jemi ende në procesin e mbledhjes së informacionit".