Vdiq ish-kryeministri izraelit, Yitzak Shamir

Në shpalljen e lajmërimit të vdekjes së tij, kryeministri aktual, Benjamin Netanyahu, çmoi besnikërinë dhe devotshmërinë e thellë të Shamir ndaj kombit të Izraelit.
Gjithashtu udhëheqës i partisë “Likud”, i ndjeri drejtoi vendin hebre si kryeministër në vitet 1983-84 dhe 1986-1992.
Gjatë drejtimit të tij, Shamir fitoi reputacionin e një anti-palestinezi të vendosur. “Ai ishte pjesë e një brezi të mrekullueshëm, që dha kontribut për krijimin e shtetit tonë dhe luftoi për brezat e ardhshëm të izraelitëve”, deklaroi Netanyahu.
I lindur në Poloni në vitin 1915, Shamir u zhvendos në Palestinën e zotëruar nga britanikët në adoleshencë. Babai, nëna dhe motrat e tij u vranë nga nazistët gjatë Holokaustit.
Në Palestinë, ai iu bashkua forcave paraushtarake që luftonin për krijimin e një shteti hebre dhe pas themelimit të Izraelit në vitin 1948, luajti për disa dekada një rol aktiv në shërbimin sekrete “Mossad”, deri në nisjen e karrierës politike në vitet 70-ta.
Shamir ishte një prej mbrojtësve të ideve të një Izraeli të madh, duke pretenduar se vendit të tij i përkisnin të gjitha tokat që nga Deti Mesdhe, deri në lumin Jordan.