Gjykata Ndërkombëtare për krime mbushi 10 vjet

GJNK u themelua më 1 korrik të vitin 2002, në bazë të statutit të Romës, i cili u miratua në konferencën diplomatike në Itali, në vitin 1998.
Ky statut hyri në fuqi më 1 korrik të vitit 2002, ndërsa Gjykata filloi punën në Hagë në vitin 2003.
Deri me tani, 121 shtete, në mesin e të cilave janë 33 shtete nga Afrika, pjesa më e madhe e shteteve të Evropës dhe të gjitha shtetet e Amerikës së Jugut, kanë nënshkruar marrëveshjen për anëtarësim në këtë instancë më të lartë ndërkombëtare gjyqësore, ndërsa disa prej shteteve më të fuqishme në botë, si SHBA dhe Kina, nuk janë nënshkruese të kësaj marrëveshje. Kryetari aktual i gjykatës është jug-koreani, Sang Jun Song, ndërsa kryeprokurore është Fatu Bensunda nga Gambia.
Shtetet që janë nënshkruese të marrëveshjes mund t’i paraqesin rastet kryeprokurorit të GJNK-së, të cilat ai më pas i heton.