E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/Taksat e bashkisë së Tiranës, të rritura në mënyrë të frikshme, deri në 150 përqind

Opozita shqiptare ka ditë të tëra që tjerr një varg akuzash ndaj qeverisë, për rritje të taksave ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Reforma në sektorin fiskal sipas qeverisë, redukton në maksimum evazionin fiskal, tepër e konsiderueshme për stabilitetin ekonomik të vendit. Në proporcion të kundërt me këtë, Bashkia e Tiranës i ka rritur taksat si ajo e gjelbërimit dhe e biznesit me mbi 150%. Në këto kushte, Bashkia e Tiranës, jo vetëm abuzon në kurriz të qytetarëve, por për më tepër, nuk bën as transparencën e parave të mbledhura, porsa kohë ato nuk kthehen në dobi të komunitetit dhe qytetarëve në tërësi.
Kësisoj, deputetët e opozitës dhe vetë kryebashkiaku duhet të tregohen në radhë të parë korrekt dhe transparent me taksat e shumë fishuara që rëndojnë mbi kurriz të qytetarëve dhe pastaj të shikojnë taksat e qeverisë në të gjithë vendin. Edi Rama është faktuar tashmë si armik i betuar, ndaj zhvillimi të biznesit dhe mbrojtjes së ambientit. Kjo duket qartë nga taksat që paguajnë bizneset në kryeqytet.
çdo biznes tashmë paguan plot 250 mijë lekë, vetëm për Bashkinë e Tiranës, apo taskë e njësisë vendore. Në të njëjtën linjë qëndron edhe taksa për gjelbërimin, e cila shkon deri në 170%. Pavarësisht, rritjes abuzive, Bashkia e Tiranës nuk jep asnjë shpjegim për këtë çmenduri të Edvinit, në kushtet kur Shqipëria e ka më tepër se kurrë të domosdoshme për të zhvilluar biznesin dhe stabilitetin ekonomik.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›