E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vecernji List”: Mafia shqiptare deri ne Bosnje

Autori i Lajmit: red.
Kompania fantazmë me emrin Evdin Ltd. e cila është regjistruar në adresë të një parukerie në qytetin e Zenicës në Bosnje, me Ministrinë amerikane të Mbrojtes ka arritur një marrëveshje biznesi me vlerë prej 300 milionë $, ku janë përfshirë përfaqësuesit e mafias shqiptare, rrënjët e së cilës shkojnë deri në Bosnje e Hercegovinë. Kështu shkruan e përditshmja kroate “Veçernji list” duke bërë të ditur se kemi të bëjmë me një mashtrim të para një viti kur kompania amerikane AEY In. me seli në Florida ka fituar një tender të shpallur nga Pentagoni.

Skandali për të cilin pas shkrimeve në gazetat amerikane "New York Times" dhe "Washington Post", administrata amerikane ka inicuar edhe një hetim të madh, fillon kur kompania AEY Inc. ishte në kërkim të një partneri afarist, i cili do të furnizonte me armë dhe municion nga ish-shtetet e bllokut komunist. Me këtë rast arrihet marrevëshja me kompaninë shqiptare HNOI me pronar shtetasin shqiptar Kosta Trebicka, shkruan e përditshmja kroate duke shtuar se gjithë këtë punë duhej realizuar me kompaninë shtetërore MEICO. “Nën rrethana ende të paqarta, puna me vlerë prej 300 milionë $ transferohet në kompaninë fantazmë me emrin Evdin Ltd. me adresë në Qipro. Lëmshi i korrupsionit, ku u përfshi edhe Pentagoni,filloi të shpërbëhet pas shpërthimit katastrofik në Gërdec,” shkruan e përditshmja kroate duke sqaruar se me këtë rast u shkatërrua një pjesë e madhe e armëve dhe municionit të destinuar për Afganistan.

Paralelisht me hetimin mbi shpërthimin në Gërdec, hetuesit shqiptar zbulojnë se kompania fantazmë Evdin Ltd. nuk gjendet në rrugën qipriote Therrmoplyn 1, 6023 Larnas, por në adresë të një parukerie në Zenicë të Bosnjes. Mashtruesit shqiptar, në faqen zyrtare të internetit, përveç adresës qipriote vendosën numrin e telefonit me prefiks të Zenicës. “E çuditshme është se si amerikanëve nuk u ka rënë në sy se me adresën e kompanisë në qytetin qipriot Larnas figuron numer te telefonit me prefiks ndërkombëtar të Bosnjes” shkruan e përditshmja kroate “Veçernji list” duke shtuar se kjo kompani e dyshimtë është shërbyer me ndërmjtësues që janë në listën amerikane si trafikantë armësh, ndërsa në Shqipëri, sipas të gjitha gjasave zyrtarë të lartë.

Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›