DASH mohon bazat anti-raketore në Ballkan
Presidenti amerikan Barak Obama mohon raportin, i cili deklaron anulimin e planeve për ndërtimin e bazave anti-raketore në Poloni dhe Çeki, me synimin për t'i zhvendosur ato në vende të tjera të Ballkanit.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Filip Krauell e cilësoi të "pasaktë" raportin e gazetës polake "Viborca", dhe tha se rishikimi i strategjisë së mbrojtjes raketore amerikane ende nuk është kompletuar nga administrata Obama.
Gazeta polake raportonte se SHBA po hidhte poshtë planin për të ndërtuar bazat në Poloni dhe Çeki, dhe në vend të tyre po shqyrtonte alternativa të tjera si Ballkani, Turqia dhe Izraeli.
Gazeta citonte burime nga Pentagoni, por këto fakte u përgënjeshtruan. Megjithatë Obama ka lënë pezull çështjen e sistemit antiraketë, një qëndrim që përmirësoi marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-se vitin e fundit. Plani për sistemin antiraketë në Evropën Lindore u ideua nga ish-presidenti Bush, por u kundërshtua fort nga Moska zyrtare.