Shba, gjendet pas 18-vjetësh e rrëmbyera Jaycee Dugard

Një grua e cila ishte rrëmbyer në vitin 1991 në moshën 11-vjeçare, u gjend si rezultat I një hetimi të policisë kaliforniane dhe një çift i akuzuar për rrëmbimin e saj janë arrestuar, thanë autoritetet.
Jaycee Dugard ishte zhdukur që kur ajo u rrëmbye pranë shtëpisë së saj South Lake Tahoe më 10 qershor të vitit 1991 nga 2 persona në një automjet gri. Ajo u gjet në fshatin Antioch në veri të Kalifornisë.
Në një konference për shtyp zyrartarët dhe sherifi I Departamentit të kontesë El Dorado u shprehën se 29-vjeçarja ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se ka bashkëpunuar me policinë që kur është marrë në kujdestari mbrojtëse.
Më 25 gusht policia në universitetin e Kalifornisë "Berkeley " zbuloi të dyshuarin Phillip Craig Garrido 58-vjeç duke u munduar të futej në godinën e shkollës me dy gra të reja që ishin përkrah tij. Oficerët e policisë shqyrtuan të dhënat e tij dhe zbuluan se ai ishte një I liruar me kusht dhe se kishte qënë I dënuar për krime në vitin 1971 që përfshinin përdhunim dhe rrëmbim.
Policia kontaktoi zyrën shtetërore të lirimeve me kusht e cila rezultoi në një vazhdim vizite të Garridos në zyrën e lirimit me kusht dhe Garrido u paraqit së bashku me 2 fëmijët e tij së bashku me bashkëshorten Nancy Garrido 54-vjeçe dhe një femër me emrin Allissa, zbuluar më vonë se ishte Dugard.
Hetimet pasuese të policisë zbuluan se Dugard kishte lindur 2 fëmijë gjatë 18 viteve të fundit, të cilët I kishte me Phillip Craig Garrido.
Çifti kishte fshehur viktimën e tyre për gati dy dekada në vend sekret pas shtëpisë së tyre sipas policisë.
Carl Probyn, njerku I Jaycee Dugard u tha gazetarëve se ai u gëzua kur mori lajmin se vajza u gjend e gjallë
"Për ta marrë atë përsëri të gjallë është sikur të kesh fituar llotarinë"-tha ai.
Policia tha se proçesi I bashkimit familjar është duke u zhvilluar, por do të jetë I gjatë dhe I komplikuar.