E Diel, 1 Nëntor 2026

Vejusha e gazmore ne epoken moderne

Opereta qe Franz Lehar shkroi ne fillim te 1900-s vjen premiere nga regjisori austriak Christian Papke i cili e ka aktualizuar vepren nje histori shqiptare ne Paris. Te gjithe te rinjte ne skene


Vejusha gazmore eshte i fundit produksion per kete vit i Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. Lajm eshte qe ne premiere sonte regjisori Christian Papke ka premtuar nje histori te aktualizuar me nje profil shqiptar te heroines vejushes Ana.


Opereta me tri akte qe Franz Lehar 1870-1948 shkroi ne fillim te 1900-s iu besua Papkes si artist qe vjen nga vendi i vepres Austria. Pikerisht ne dhjetor behen plot 105 vjet nga premiera absolute e Vejushes gazmore ne Operen e Vjenes.


Papke prej dy vjet eshte mesuar me klimen e teatrit ne Tirane. Ai pruri premiere vitin e shkuar ne Teatrin Kombetar komedine Forca e zakonit te Thomas Bernard.
Kjo sa per te thene se duhet shpresuar ne nje pune me te pjekur e me te thelluar regjisoriale nga te meparshmet ne TOB ku regjisore te huaj punojne per nje kohe te shkurter me trupen dhe nuk arrijne ta njohin ate.


E reja qe sjell regjia eshte profili shqiptar i nje historie qe ne fakt sipas libretit qe kane shkruar Victor Leon dhe Leu Stein ndodh ne zemer te nje mjedisi te shoqerise se larte. Leon dhe Stein u bazuan ne komedine Atasheu i ambasades 1861.


Kompozimi i hungarezit Franz Lehr qe punoi ne Austri i njohur edhe per operen Xhudita 1934 pati premiere ne dhjetor 1905 ne Teatrin e Vjenes. qe atehere ka mbetur ne repertorin e shume teatrove.


Vejusha Ana sipas konceptit regjisorial te Papkes jeton ne vitin 2005. shte nje shqiptare qe jeton prej vitesh ne Paris kurse protagonisti tjeter adhuruesi i saj Danilo i perket nje familjeje tradicionale vendase qe behet shkas i konflikteve dhe paragjykimeve ndaj te vluares.


Nje martese me interesa financiare e fut historine e Anes ne boten e intrigave dhe zhvillimeve te parashikueshme. Po kete pjese gjithsesi publikut ia leme ta zbuloje neser nepermjet zerave te te rinjve Dorina Selimaj Ardita Meni Erlind Zeraliu Emiljana Palushja Klodian Kacani Julian Gjolldeshi etj.


Orkestra e Teatrit te Operes dhe Baletit do te drejtohet per here te pare nga nje vajze e re pianistja Deniola Kuraja e cila vjen per kete premiere nga studimet pasuniversitare ne Gjermani
Vejusha e gazmore shfaqet sonte 24 25 dhe 26 dhjetor ora 1900.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›