Abdurrahim Buza, 105 vepra për përvjetor
23/12/2010 Tablo të jetës malësore, variacione fine të nudos femërore dhe miteve mbi të…. Janë bocete që për herë të parë dalin nga koleksioni i Abdurrahim Buzës, arti që ai realizoi në studio dhe që tanimë ekspozohet në 105-vjetorin e lindjes së artistit, përzgjedhur nga i biri, Kujtim Buza. Këtu përfshihet gjithçka që Buza (1905-1987) krijoi në 55 vjet krijimtari dhe që nuk u ekspozua asnjëherë nëpër galeritë e Tiranës. “Buza 105-vjeçar” titullohet ekspozita e mbajtur për pak ditë, nga 15 deri më 22 dhjetor, në nder të piktorit në hollin e Universitetit Amerikan të Tiranës.
Pikërisht dje, ai mbushi plot 105 vjet nga dita e lindjes dhe jo rastësisht edhe djali i artistit kishte përzgjedhur 105 bocete të pikturave, vizatimeve, akuareleve, temperave, të realizuara ndërmjet viteve 1929 deri më 1986, një vit para vdekjes së Buzës së madh.
Megjithatë, me këtë ekspozitë zbulohet vetëm fare pak nga krijimtaria që Abdurrahim Buza krijoi për më shumë se gjysmë shekulli në studion e tij, e cila ruhet sot e paprekur në apartamentin 13 në rrugën “Bajram Curri”. Koleksioni i tij i plotë përmban me qindra vizatime, akuarele, tempera dhe piktura në vaj, që janë pjesë e cikleve që u prezantuan.
I lindur më 22 dhjetor 1905 në Shkup, në një familje gjakovare, formimi i Abdurrahim Buzës nisi në Shkollën Normale të Elbasanit dhe më tej në Akademinë e Firences, ku iu dha e drejta përmes një burse që të ndiqte studimet për pikturë monumentale dhe dekorative, nga viti 1928 deri më 1933. Studioi në klasat e Cesare Ferros dhe Galileo Chinit. Pas përfundimit të studimeve kthehet në Shqipëri, ku fillon punën si mësues vizatimi në Shkollën Teknike dhe Gjimnazin e Tiranës, të parën shkollë vizatimi, ku jepte mësim Odise Paskali dhe Andrea Kushi. Më 1946, me themelimin e Liceut Artistik të Tiranës, u emërua mësues deri në vitin 1966. Për 20 vjet punoi, krijoi dhe ekspozoi në Tiranë, kryesisht mbi temën patriotike. Është autor i tablove: “Refugjatët”, “Lojërat popullore”, “Azem Galica me trimat”, “Nusja gjakovare”, “Dasmë kosovare”, “Vikama”. U nda nga jeta më 7 nëntor 1986, ndërkohë që po punonte me tablonë “Besa e maleve shqiptare”.
b.g