Vejushat e Bin Laden do largohen nga Pakistani

Tri vejushat e Osama bin Laden dhe dy vajzat e tij mund të largohen nga Pakistani pas skadimit të masës së arrestit shtëpiak. Një gjykatës pakistanez vendosi me herët gjatë këtij muaji se 5 gratë do të dërgoheshin në vendet e tyre të lindjes pasi të kryenin dënimin 45 ditor për qendrimin ilegal nëPakistan. Tri vejushat të identifikuara nga zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë si Amal Ahmed Abdul Fateh, Khairiah Sabar dhe Siham Sabar kanë qenë në ngarkim të Pakistanit, që kur forcat speciale amerikane sulmuan kompleksin e tij në Abotabad .
Të pesta gratë pranuan se kishin hyrë ilegalisht në Pakistan dhe vendosën të mos apelonin ndaj vendimit të gjykatës. Jemeni ka njoftuar zyrtarisht se do të lejojë Fateh, vejushën më të re të Bin Laden të rikthehet në vendlindje. Ndërkohë qëndrimi i autoriteteve të Arabisë Saudite nga ku janë 2 vejushat e tjera është i paqartë. Fillimisht Arabia Saudite ka kundërshtuar rikthimin e tyre.
Bin Ladeni ka kaluar shumë vite në Pakistan, që prej sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork, duke u zhvendosur nga një zonë e sigurtë në tjetrën. Ai dhe familja e tij lëviznin nga qyteti në qytet me ndihmën e pakistanezëve që kujdeseshin për çdo gjë.