Aksion per pastrimin e bregdetit
Ka nisur puna për pastrimin e vijës bregdetare nga Gjiri i Lalzit deri në Shën Pjetër, zonë turistike e cila ishte e pushtuar nga mbetjetet urbane, të cilat deti i kishte nxjerr në breg së fundmi, për shkak edhe të pozicionit gjeografik të plazhit, në të cilën derdhen dy lumenjtë, Erzen e Ishëm
Afati i fundit është 20 prilli dhe pas kësaj plazhi i Durrësit dhe e gjithë vija bregdetare e qarkut duhet të jetë në dispozicion të pushuesve.
Pastrimi i plazheve nga plehrat është pjesë e nismës së qeverisë shqiptare, për një Shqipëri të pastër, ku të angazhuar për pastrimin e plazhit në një gjatësi prej 3 kilometra vijë bregdetare ishin rreth 200 punonjës të Autoritetit Portual Durrës, nxënës të shkollave nëntë vjeçare dhe të mesme të Ishmit si dhe përfaqësues të njësive vendore.