E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali ne Kolumbi shkarkohen 3 agjente

Tre anëtarë të shërbimit sekret amerikan do të largohen nga agjencia pas skandalit me prostitutat në Kolumbi.
Asistent drejtori Paul Morrisey tha se një mbikqyrës është shkarkuar, një prej tyre del në pension dhe një punonëjs më i ri dha dorëheqjen. Autoritetet amerikane thanë se 20 femra u gjetën në dhomën e hotelit në Kartagjenë të Kolumbisë, para se presidenti Obama të shkonte atje për samitin e amerikanëve fundjavën e kaluar.
Në vazhdimin e hetimeve janë përdorur edhe testet me makinën e së vërtetës për të akuzuarit.
Hetues të brendshëm kanë intervistuar dëshmitarë në Kartagjenë, ku një grup i agjentëve dhe personelit ushtarak supozohet se kanë kaluar natën me prostituta hotelin që ishte duke u përdorur nga delegacioni amerikan.
Ndërkohë 12 anëtarë të ushtrisë amerikane janë gjithashtu nën hetim
“Kemi pyetur të gjithë punonjësit dhe jemi të angazhuar për një hetim të plotë të çështjes”- tha Morrisey. Ai tha se hetimet janë ende në fazën fillestare, ndërsa bëhet e ditur se nën hetim janë edhe tetë oficerë. Shtëpia e bardhë ka thënë se ka besim tek drejtuesi i shërbimit sekret se do të hetojë mbi rastin në fjalë.
Dy prej mbikëqyrësve që do të largohen nga shërbimi sekret kanë më shumë se 20 vite punë në këtë agjenci.
Anëtaret e shërbimit sekret paguan 60 dollarë tek pronarët e klubit për të sjellë 2 femra në hotelin Karibe, ku ata po qëndronin, bëri të ditur Uashington Post.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›