Romney Me Obamen SHBA si Greqia
Me Barak Obamën në Shtëpinë e Bardhë, “SHBA rrezikojnë të bëhen si Greqia”. Me këtë frazë ka sulmuar sëfundmi presidentin Obama, republikani Mit Romney, kundërshtari i kreut të Shtëpisë së Bardhë për garën presidenciale. Në Charlotte, në Karolinën e Veriut, ku në shtator do të mbahet konventa e demokratëve, ish-guvernatori i Masacustes, ka zgjedhur ekonominë për të sulmuar ashpër Obamën.
“Dua të jap disa parashikime se çfarë mund të ndodhë këtu. Me obamën në qeveri, jemi në rrugen e duhur për t’u bërë si Greqia. Dimë tashmë se kush është Obama dhe se çfarë është i aftë të bëjë. Ai po ecën në drejtimin e gabuar”, ka thënë Romney.
Romney ka listuar disa prej dështimeve të administratës aktuale, duke thënë se presidenti po e çon vendin drejt një rruge të paqëndrueshme fiskale.
Republikani ka thënë se papunësia në SHBA ka shkuar në shifrat e 8% dhe se 24 milionë amerikanë janë të papunë.
Romney ka përshendetur mbështetesit, dhe fjalimi i tij është ndërprerë nga disa hispanikë të rinj, të cilet kanë brohoritur “votuesit latinë i vënë veton Romney-it. Ata u debuan nga forcat e sigurise”.
Romney pritet të udhetojë në Ohio. Agjenda e kandidatit republikan ka ndryshuar që kur ish-senatori i Pensilvanise Rik Santorum u largua nga gara.