E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Do të bëjmë më shumë për të varfrit

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në turin e saj "Gratë për Fitoren" zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e njësisë bashkiake numër 10 në kryeqytet, zonë përreth qendrës, ku jetojnë një pjesë e madhe e familjeve tradicionale të Tiranës. Topalli ka ftuar gratë të bëhen pjesë e projektit të madh të Shqipërisë që po ndryshon, të japin nga vlerat, dashuria, vendosmëria dhe vizioni i tyre për vijimin e këtij projekti. Ky vend, tha Kryetarja e Kuvendit, ka potenciale të mëdha. Në katërvjeçarin e ardhshëm, më shumë do bëjmë për asistencën, më shumë do rrisim buxhetin, më shumë do rrisim rrogat e pensionet, më lart do e ngremë imazhin e Shqipërisë. Fokusi ynë në katër vitet e ardhshme, garantoi Topalli, do jenë njerëzit në nevojë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›