E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: Opozita nuk merr pjesë në zgjedhjet e pjesshme

Opozita duket se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit. Kjo është konfirmuar nga Erion Veliaj njëri prej aleatëve kryesorë të PS-së në zgjedhjet e 28 qershorit. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Tirana Observer”, Veliaj thotë se tashmë nuk ka më kuptim një bojkot part-time pasi dhe rezultati i këtyre zgjedhjeve është parapregatitur nga KQZ-ja. Deklarata e Veliajt nuk është krejt e papritur. Pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, ku PS dhe aleatët e saj dështuan, disa prej anëtarëve të kryesisë së PS dhe Asamblesë kombëtare të kësaj partie, kanë deklaruar se bojkoti i Ramës ndaj Kuvendit është një paralajmërim edhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nëntorit do të zhvillohen në disa Bashki apo komuna, kryetarët e të cilëve u zgjodhën deputetë në votimet e 28 qershorit. Për zgjedhjet e pjesshme lokale, PD dhe LSI kanë paralajmëruar një aleancë, e cila do të shtrihet përtej kësaj, deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›