Vizita në Kosovë, pritje madhështore për kryeministrin Berisha
Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kosovë, në vizitën e tij të parë që pas pavarësisë. Prishtina është gdhirë sot me billborde dhe fortografi të kryeministrit, të cilat kanë mbishkrimin “Mirëserdhe Sali Berisha”. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës i kanë rezervuar një pritje madhështore kryeministrit, i cili pritet me një interesim shumë të madh dhe të veçantë nga qytetarët e Kosovës. Ai shihet si lider i të gjithë shqiptarëve këndej dhe andej kufirit, për faktin se që prej kohësh ka përmendur idenë e bashkimit dhe integrimit kombëtar, ka realizuar projektin më të madh të infrastrukturës Kosovë (Morinë) – Durrës, dhe veç të tjerash ka bërë shumë përpjekje duke lobuar ndërkombëtarisht për pavarësinë e Kosovës. Gjatë vizitës së tij Berisha të takohet me liderët institucionalë të Kosovës, nga Presidenti Dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë. Në një ceremoni të veçantë Universiteti Shtetëror i Kosovës ka vendosur a nderojë kryeministrin Berisha me titullin “Doktor Honoris Causa”. Ndërsa qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpallë kryeministrin Sali Berisha “Qytetar Nderi”.
Gjatë vizitës së Kryeministrit Sali Berisha në Kosovë janë nënshkruar gjashtë marrëveshje dypalëshe Kosovë-Shqipëri. Marrëveshja e parë ka qenë ajo për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve në të dy anët e kufirit. Më pas është nënshkruar protokolli për qarkullimin në zonat kufitare, marrëveshja në fushën e doganave, ajo për bashkëpunim policor ndërkufitar, për ripranimin e personave me qendrim të paligjshëm si dhe marrëveshja e bashkëpunimit të administratave lokale.