E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me Maoratinos dhe Jeremic

Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Miguel Angel Moratinos ne Budapest gjatë takimit të vendeve të Vishegradit. Ministri Moratinos, në emër të Presidencës së rradhës spanjolle të Bashkimit Europian, shprehu mbështetjen për proçesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e vizave. Meta theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për përmbushjen në kohë së më të shpejtë të të gjitha detyrimeve. Ministri i Jashtëm Ilir Meta zhvilloi një takim dhe me homologun serb Vuk Jeremic. Lidhur me çështjen e Kosovës, Meta u shpreh se, pavarësisht qendrimeve të ndryshme të të dyja vendeve për këtë çështje, e ardhmja e Kosovës, është një e ardhme e sigurt europiane si për të gjithë rajonin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›