E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: Raporti i KiE, e drejta me opozitën

Kreu i Lëvizjes G99, Erion Veliaj, komentoi dje raportin e KiE-s për vendin tonë duke deklaruar se formula e propozuar prej saj është e ngjashme me atë të opozitës. Nisur nga kjo, sipas Veliaj, një plan çka konfirmon se opozita është më të drejtën. “Fillimisht hetohen zgjedhjet me një komision të posaçëm, e vetëm pas kësaj kthehet opozita në Parlament e korrigjohen anomalitë e zgjedhjeve. Ndaj dhe si një ‘manual shpëtimi’ kjo rezolutë ka vlerë vetëm nëse respektohet rendi i gjërave që ajo sugjeron, e para qeveria pranon hetimin e kutive, e dyta opozita rikthehet në Parlament duke e pranuar rezultatin dhe vazhduar në rolin e saj për të kontrolluar punën e qeverisë”, tha ai. Veliaj u shpreh se beson te dialogu, por duhen marrë mësime nga e kaluara që të mos përsëriten në të ardhmen. “Unë jam optimist kronik, sigurisht që shpresoj te dialogu. Qeveria ka gjithë qetësinë se kemi pranuar përfundimin ligjor të zgjedhjeve me gjithë pakënaqësitë, por si çdo student që kërkon të rishikojë provimin e korrigjuar gabim, si çdo lojtar që heton një arbitër të padrejtë pas ndeshjes, si çdo punëtor që amendon një kontratë - ne kërkojmë që duke parë nga e ardhmja të hetojmë atë që nuk funksionoi drejt sot, për ta korrigjuar mot. Misioni ynë nuk është të kthejmë rezultatin - sado i padrejtë e i pandershëm të jetë ai”, tha ai. Veliaj shtoi se duhet t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë, ku zgjedhjet nuk janë garë idesh e votuesish, por tender gangsterësh e milionerësh për numëruesit e komisionerët. “Nëse koalicioni më i fuqishëm e më i votuar nuk arrin të gjejë të drejtën e vet, qytetari i pafuqishëm mbetet i pashpresë nëse kërkon të drejtën e vet në punë, pronë, e mundësi për sukses”, përfundoi Veliaj.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›