E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj padit Bogdanin për shpifje

Drejtuesi i G99, Erion Veliaj, dorëzoi dje në Gjykatën e Rrethit të Tiranës dhe në Prokurorinë e Tiranës një kërkesë për fillimin e procedurave penale ndaj zëdhënësit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdanit, për akuzën e shpifjes së bërë botërisht. Veliaj deklaroi se akuza të tilla dhe shpifje të vazhdueshme në adresë të tij janë bërë në mënyrë të përsëritur nga Bogdani, gjë që ka bërë që kjo sjellje pa integritet mos të meritojë më as mirëkuptim në bazë të angazhimit politik të zëdhënësit. "Sot ndeshen dy civilizime, ai i shpifjes dhe ai i së vërtetës dhe do të jetë drejtësia shqiptare ajo që do të vendosë se cili nga këta do të fitojë", tha Veliaj. Akuza për shpifje vjen mbas deklaratave të Gerti Bogdanit ditën e diel, kur ai akuzoi Erion Veliajn se kishte ofruar për llogari të Edi Ramës 500 000 euro dhe një vend në listën për deputet, Kosta Trebickës për të bërë dëshmi të rreme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›