E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, telegram familjarëve të viktimave

Kryeministri Berisha ngushëllon familjen e Elvira dhe Klara Jahos pas fatkeqësisë së Butrintit. Kryeministri i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi familjarëve dhe njerëzve të dashur të Elvira dhe Klara Jahos, pas humbjes së jetëve të tyre në aksidentin tragjik të përmbysjes së varkës në Butrint. Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha shprehet: "Të dashur prindër e familjarë të familjes së Elvira dhe Klara Jahos, i dashur bashkëshort dhe baba i tyre! Thellësisht i pikëlluar nga vdekja tragjike e familjarëve tuaj të pafajshëm, ndaj me ju dhimbjen e thellë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe lutem që shpirti i tyre të prehet në paqen e merituar". Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave, nëpërmjet zëdhënëses së qeverisë, ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tragjedisë së Butrintit. Zëdhënësja Bregu shtoi gjithashtu se Shqipëria vazhdon të ketë raste sporadike të kalimit klandestin të kufirit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›