E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Rama po sjell një elitë të projektuar në PS

Ai përmend këtu largimin apo eliminimin politik të shumë figurave që kanë bërë historinë e PS-së, duke filluar nga ish-kryetari Fatos Nano, ish-kryeministri Ilir Meta apo shumë emra të tjerë, që, sipas tij, janë marxhinalizuar dhe nuk luajnë më rolin që duhet të kishin si figura qendrore në këtë forcë.

Ai sjell gjithashtu shembullin e ish-presidentit Rexhep Meidani, të ish-kryeministrit Ylli Bufi apo dhe ish-kryeministrit Pandeli Majko.

"Në PS, themeluesi i saj, Fatos Nano, nuk është më. Ish-kryeministri dhe drejtuesi i FRESSH-t, Ilir Meta, nuk është më. Rexhep Meidani është një njeri i marxhinalizuar, Ylli Bufi, po ashtu është një njeri i marxhinalizuar, Pandeli Majko herë del e herë jo. Por është i marxhinalizuar, se nuk është një figurë qendrore", tha Islami, duke theksuar se Rama ka uzurpuar elitën e forcës që ai drejton.

Gjithashtu, deputeti Islami deklaroi se Rama bën politikë mediokre, e cila më së shumti u vu re në rastin e zgjedhjes së presidentit apo edhe tani për çështjen e imunitetit.  "Linja e zotit Rama për mua, është politikisht një linjë mediokre, e kam thënë jointeligjente, por po them edhe mediokre", u shpreh Islami në intervistën e tij. /Start/

                                                                                             2012-08-27 11:29
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›