PS letër Nishanit: S’është momenti për marrëveshje me Greqinë

Letra nis me dyshimin që Presidenti nuk ka fuqi për të ndikuar dhe qenë i pavarur nga Kryeministrit, duke sjellë ndërmend edhe emërimin e nënkryetarit të KLD-së si dhe shkarkimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Partia Socialiste shpreh edhe indinjatën për incidentet më të fundit në kufirin helen, duke theksuar se raste të tilla të shpalljes së gazetarëve person “non grata”,
janë sjellje që nuk i përkasin standardeve të Bashkimit Evropian. Për të gjitha këto incidente, i kërkohet Presidentit të Republikës të reagojë në mënyrë diplomatike. “Vlerësojmë se nuk është koha për të pritur por është koha që Ju të përmbushni detyrimin moral e kushtetues duke reaguar diplomatikisht, në mënyrën më energjike, ndaj çdo cënimi të të drejtave e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, çka fatkeqësisht, deri më sot, nuk ka ndodhur nga autoritetet e vendit tonë. Në këtë kontekst, dëshirojmë t'Ju rikujtojmë një çështje madhore siç është marrëveshja për përcaktimin e kufijve detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë”, thuhet midis të tjerash në letër.
Grupi parlamentar i PS-së, vlerëson se me këto incidente të përsëritura, nuk është klima e duhur për të zhvilluar negociata për marrëveshjen e detit, si dhe për të garantuar publikun se do jetë një proces tërësisht transparent, i drejtë dhe i barabartë dhe për të garantuar tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
“Por jemi po kështu të vetëdijshëm se një marrëveshje ndërmjet nesh dhe vendit fqinj për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufirit detar është e nevojshme brenda kushteve për të negociuar dhe përmbushur detyrimet e ndërsjella në kushte të barabarta, reciproke dhe në përmbushje të parimeve të fqinjësisë së mirë.
Gjithsa theksuam më sipër, përbën një detyrim më shumë për Ju dhe autoritetet e vendit për të ushtruar gjithë pushtetin tuaj me qëllim imponimin e plotë të standardeve të transparencës dhe ekspertizës në çdo hap të negocimit, nënshkrimit, hyrjes në fuqi dhe zbatimit të kësaj marrëveshje. Çdo tentativë për të arritur një marrëveshje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, për më tepër e përsëritur, e autoriteteve të shtetit shqiptar në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit. Përsëritja e të njëjtit skenar, do ju bëjë edhe Ju njëherazi bashkëfajtor me të gjithë ata, Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Suaj në radhë të parë, që do guxojnë të përsërisin nënshkrimin e një marrëveshje që cenon sovranitetin territorial të Shqipërisë në çdo centimetër katror të saj”, thuhet më tej.
Në fund thuhet se Partia Socialiste mbështet fuqimisht çdo përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe partneritetin me Greqinë. “Ne jemi të bindur se forcimi i marrëdhënieve me Greqinë duke gjetur një zgjidhje të pranueshme e të qëndrueshme për çështjet ende të pazgjidhura mes vendeve tona, është jo vetëm një domosdoshmëri për prosperitetin dhe zhvillimin e rajonit tonë, por edhe dëshira më e sinqertë e dy popujve tanë miq. Por në pikëpamjen tonë, rruga e vetme për të arritur në këto zgjidhje kalon mes respektit reciprok e të ndërsjellët, të drejtë e të barabartë, larg frymës së varësisë, në përmbushje të plotë të detyrimit për transparencë ndaj publikut e qytetarëve dhe domosdoshmërisë për qëndrime të qarta të cilat bazohen në aspiratën tonë e të fqinjëve tanë për të respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe të fqinjësisë së mirë”, përfundon reagimi. /Start/
2012-08-27 13:51